Qëllimi
Të kontribuojmë në një shoqëri pa dhunë duke zhvilluar dhe promovuar programe të punës me burra dhe djem të dhunshëm, për t’i ndihmuar ata të ndalojnë sjelljet e tyre të dhunshme.
Ne synojmë
Bazuar në angazhimin për të ndërtuar një shoqëri pa dhunë, gjithashtu synojmë që të zhvillojmë dhe të promovojmë programe të punës me të rinj dhe të reja për të ndihmuar ata të ndalojnë sjelljet e tyre të dhunshme si dhe të sensibilizohen në kauza kundrejt këtij fenomeni duke përfshrë krijimin e ambienteve të sigurta dhe mbështetëse për të rinjtë, ofrimin e trajnimeve për menaxhimin e zemërimit.
Misioni
Misioni ynë është të mbështesim, të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e njeriut në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nga raca, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale dhe për çdo shkak tjetër diskriminues.
Artikuj
Disa nga artikujt më të fundit
📢 Trajnimi për Punën me Autorët e Dhunës Seksuale
🔷️Rrjeti Shqiptar i Punës me Dhunuesit (AN WWP) organizoi pjesën e parë të trajnimit të…
Ku konsiston puna me dhunuesit?
Këshillim Individual
Këshilluesi ofron seanca këshillimi individuale për të ndihmuar burrat e dhunshëm të eksplorojnë shkaqet rrënjësore të sjelljes së tyre, të zhvillojnë njohuri për veprimet e tyre dhe të mësojnë mekanizma të shëndetëshëm përballues.
Kjo gjë përfshin adresimin me shumë kujdes të çështjeve të tilla si menaxhimi i zemërimit, kontrolli i impulseve, abuzimi me substancat si dhe puna me trauma psikoemocionale.
Këshillim në grup
Përveç seancave individuale, këshilluesi me burrat e dhunshëm ofron tërapi këshillimi në grup.
Këshillimi në grup siguron një mjedis mbështetës për burrat e dhunshëm që të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të praktikojnë aftësi të reja në një mjedis social.
Drejtuesit Tanë
Anëtarët e Bordit dhe Drejtuesit Ekzekutivë
Vasmir Bogdani
Drejtor Ekzekutiv
Iris Luarasi
President i Bordit Drejtues
Bledar Zeneli
Bordi Drejtues
Endrit Uligaj
Bordi Drejtues
Trendelina Boriçi
Bordi Drejtues
Elira Jorgoni
Bordi Drejtues